Arbëri

Presidenti Thaçi në Bullgari, pritet nga kryeministri Borisov

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Sofje të Bullgarisë ku do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionari evropian për Politika të Fqinjësisë së mirë dhe Zgjerim, Johannes Hahn.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tani ndodhet një takim me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, i cili ka mbledhur të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së.

Në këtë takim sipas Presidencës së Kosovës, do të bisedohet për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Bëhet e ditur se presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Kosovës, meqë ky shtet kryeson Presidencën e BE-së.