Arbëri

Demarkacioni vendoset pas zgjedhjeve lokale në Beograd

Me gjithë paralajmërimet optimiste gjatë gjithë fundjavës, “Koalicioni i konsensusit” nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, në ditën kur Kosovën e vizitoi një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Partitë që janë shprehur pro ratifikimit (PDK-AAK-Nisma-AKR nga Qeveria dhe LDK nga opozita) nuk kanë mbledhur më shumë se 78 vota të deputetëve, duke e bërë të paarritshëm të mërkurën shifrën prej 80 votash, sa nevojiten që Marrëveshja ndërkombëtare të miratohet në Kuvend.

Të mërkurën, edhe pse seanca u nis, veprimi i vetëm kanë qenë ndryshimet në projektligj nga Komisioni parlamentar për punë të jashtme. Debati ka munguar, pasi seanca u ndërpre për të mos vazhduar më, pa dhënë asnjë arsyetim zyrtar.

Burime të afërta me njërën parti të koalicionit qeverisës i kanë thënë gazetës se seanca është shtyrë për shkak të mungesës së votave dhe me kërkesë të Listës Serbe.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.