Arbëri

Thaçi në Sofje për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur drejt Sofjes, me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, që të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Sipas njoftimit nga presidenca, gjatë qëndrimit atje, Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borisovin, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin dhe komisionerin Johannes Hahn.

Në këto takime do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të Strategjisë së BE-së.