Arbëri

Haradinaj i gatshëm ta falë Serbinë, “fuqishëm kundër” shkëmbimit të territoreve

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i hapur që të falë Serbinë, por ka thënë se është fuqishëm kundër mundësisë së shkëmbimit të territoreve.

Në një intervistë për BBC-në, Haradinaj ka thënë se është kundër ndryshimit të kufijve, shkëmbimit të territoreve sepse për këtë ndodhin tragjeditë.

“Biseda për territor shpien në tragjedi, në luftë në Ballkan. Nuk jam në favor të një tjetër lufte në vendin tim. Jemi viktimë si kosovarë”, ka thënë ai duke shtuar se e gjithë bota ndihmoi në ndalimin e luftës në Kosovë.

Haradinaj është shprehur i gatshëm që të ulet në tavolinë me palën serbe dhe të “mbyllë atë që ka mbetur mes dy shteteve”, e që sipas Haradinajt, është njohja. Ai ka thënë se Kosova është e gatshme që ta falë Serbinë, por jo që të harrojë luftën.

“Jemi të gatshëm po ashtu që të falim, jo të harrojmë. Besoj se është koha e duhur. Jemi të gatshëm për këtë, por jo për shkëmbim të territoreve. Të gjithë kufijtë në Ballkan janë rezultat i luftërave. Nëse e hapim këtë temë, është e pafundme”, ka shtuar Haradinaj.