Arbëri

Rexhaj: Vendimi që të pajisen me pasaporta diplomatike familjarët e pushtetarëve, fyerje për popullin

Descriptive Text

Vendimi i qeverisë që të pajisë me pasaporta diplomatike familjarët e presidentit, kryeparlamentarit, kryeministrit, ministrit të Jashtëm dhe atij të Punëve të Brendshme, sipas deputetit të Vetëvendosjes Arbër Rexhaj, është fyerje për qytetarët e Kosovës.

Rexhaj në Facebook ka shkruar se me këtë vendim qeveria po tallet me qytetarët që po presin liberalizimin e vizave.

Ai ka përmendur edhe ngritjen e pagave për qeveritarët dhe pushimet e kryeministrit në Saint Morris si “veprime të tjera nga luksi i tepruar”.

“Nga luksi i tepruar, kësaj qeverie vetëm pasaportat diplomatike për familjarë u kanë munguar. Pas vendimit për t'ia rritur rrogën vetes, të shkosh në pushime në Saint Morris, sigurisht që duhen edhe pasaporta diplomatike. 800 pasaporta diplomatike me afat deri në fund të jetës janë në Kosovë. E këta po duan të na bindin se e kanë për liberalizim vizash? Kjo është tallje me krejt qytetarët! Është fyerje për të gjithë”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.