Arbëri

Apeli konfirmon kthimin në rigjykim të aktivistëve të Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit të Kosovës ka konfirmuar se rasti i aktivistëve të Vetëvendosjes, të dënuar nga Gjykata Themelore për sulmin në Kuvend, është kthyer në rigjykim.

Dje Apeli vendosi që t’ua ndërpresë masën e paraburgimit Egzon Halitit, Frashër Krasniqit dhe Atdhe Arifit, ndërsa më vonë KTV raportoi në burime të veta se është vendosur që rasti të kthehet në rigjykim.

“Për shkak të interesit të madh të mjeteve të informimit dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje. Në këtë fazë gjykata është duke e përpiluar vendimin më shkrim, në të cilin i cili do të jepen edhe arsyet”, thuhet në njoftim të Gjykatës së Apelit.