Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“FT”: Juncker paralajmëron Trumpin për rrezik “luftë ballkanike”

Londër, 24 mars – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker theksoi se kishte paralajmëruar administratën amerikane se nuk duhet të inkurajojë vendet e Bashkimit Evropian të largohen nga unioni përballë rrezikut për një “luftë ballkanike”.

Në një intervistë të publikuar sot nga “Financial Times”, Juncker ka shpjeguar se ia ka bërë të ditur këto deklarata zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence gjatë vizitës në Bruksel muajin e kaluar, gjatë të cilës ishte habitur për mbështetjen e Donald Trump për Brexit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I kam bërë të ditur zëvendëspresidentit amerikan, të mos thonë kështu, të mos ftojnë të tjerët të largohen, sepse nëse Bashkimi Evropian shpërbëhet, ata do të kenë një luftë tjetër në Ballkanin perëndimor”, theksoi ai për “Financial Times”.

Nga shtatë vende të dala nga ish-Jugosllavia të shkatërruara nga lufta në fillim të viteve 1990, vetëm dy janë anëtarësuar që prej asaj kohe në BE, Sllovenia dhe Kroacia.

Por, Juncer e gjykon të rrezikshme për të hequr çdo perspektivë për anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit.

“Nëse ne i lëmë vetëm, Bosnje-Hercegovina, Republika Srpska, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha këto vende do të kenë luftë tjetër”, theksoi ai.

Republika Srpska është entitet i serbëve të Bosnje-Hercegovinës. Kjo e fundit ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Slloveninë dhe Kroacinë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i ndarë.

Konfliktet e përgjakshme që kanë pasuar shpërbërjen e ish-Jugosllavisë kanë shkaktuar 130 000 të vdekur dhe miliona refugjatë.