Arbëri

Qeveria pajis me pasaporta diplomatike familjarët e krerëve të shtetit

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Më 20 shkurt Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të pajisë me pasaporta edhe familjarët e krerëve të shtetit.

Në vendimin e Qeverisë thuhet se me pasaporta diplomatike do të pajisen bashkëshorti/ja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeçare të presidentit, kryeparlamentarit, kryeministrit, ministrit të Jashtëm, si dhe ministrit të Brendshëm, transmeton Koha.net.

“Pasaporta diplomatike i lëshohet edhe bashkëshortit/es dhe fëmijëve deri në moshën 18 vjeçare të: Presidentit të Republikës së Kosovës, kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme, dhe ministrit të Punëve të Brendshme”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Image