Arbëri

GAP-i nxjerr 130 premtime zgjedhore në 6 komuna të rajonit

Kryetarët e gjashtë komunave të rajonit të Prizrenit kishin paraqitur dhjetëra premtime zgjedhore për përmirësimin e jetesës dhe mirëqenies së bashkëqytetarëve të tyre.

Këto premtime kryesisht ishin bërë për projektet në infrastrukturë, shërbime publike, ekonomi, etj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në bazë të monitorimit të Institutit për Studime të Avancuara GAP del se janë evidentuar afro 130 premtime nga kryetarët e pesë komunave të këtij rajoni, ndërkohë që vetëm në Mamushë nuk janë listuar premtimet zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit lokale vetëm kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka fituar edhe një mandat qeverisës, përderisa në pesë komuna të tjera, qytetarët janë përcaktuar për ndryshim të lidershipit lokal.

Sipas të dhënave të publikuara nga GAP-i bazuar në monitorimin e fushatës paraelektorale të vlefshme për zgjedhjet komunale të vitit të kaluar del se kampion i premtimeve është kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka me 49 premtime.

Pas tij radhitet kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi me 24 premtime, derisa Ragip Begaj i Malishevës listohet i treti me 22 premtime, dy më shumë se homologu i tij nga Suhareka, Bali Muharremaj që i ka paraqitur 20 premtime. Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani është i parafundit në listë me 13 premtime, teksa premtimet e kryetarit të Mamushës, Abdylhadi Krasniq nuk janë listuar fare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)