Arbëri

Kosova, model i fuqizimit të grave në rajon

Është mbajtur sesioni i fundit i Javës së Gruas për vitin 2017, ku penalistet kanë treguar për rëndësinë që e ka kjo javë, duke inkurajuar gratë, qofshin ato përfaqësuese të partive politike, të shoqërisë civile, apo pjesëmarrëse të bizneseve, që të përfshihen sa më shumë në pozita të ndryshme shoqërore.

Deputetja Njomza Emini ka treguar se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme, që bashkërisht të mundohen të punojnë sa i përket standardeve dhe kritereve që kërkohen për të qenë pjesë e BE-së.

“Jemi në përpjekje të vazhdueshme që bashkërisht të mundohemi, që të punojmë sa i përket standardeve dhe kritereve që po kërkohen edhe ne të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Ne si deputete, por edhe si kryetare e komisionit, që nga detyra që e kam marrë, gati një vit, jam munduar që bashkërisht me koleget, nga pozita edhe nga opozita, të mos kemi ndasi, përkundrazi ne kemi qenë unike sa i përket obligimeve që i kemi marrë”, tha ajo, raporton kp.

Emini ka treguar edhe për objektivat që i kanë marrë si komision parlamentarë.

Kurse ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka thënë se qëllimi i tyre është që të jenë të barabartë dhe pjesë e Bashkimit Evropian.