Arbëri

Mosfunksionimi i Kuvendit shfrytëzohet për fushatë partish

Ushtria e Kosovës, demarkacioni e asociacioni mbeten tema të mëdha, që kanë marrë gjithë vëmendjen e krerëve shtetërorë, por të cilat nuk po arrijnë t’i kalojnë në mungesë konsensusi e votash në Kuvend.

Kështu, Kuvendi, gjatë muajit mars ka mbajtur vetëm seancë plenare, ndërsa ka pika që janë bartur që nga 9 shkurti, e të cilat nuk kanë kaluar në mungesë kuorumi, rikujton KTV.

Kjo periudhë po shfrytëzohet mirë nga liderët politikë për fushatë zgjedhore, pavarësisht se me deklarata, thonë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt kohor, më 2018-n. Opozita kërkon nga partitë në pushtet që së paku të bëhen fer, e ta shpallin zyrtarisht datën e zgjedhjeve.

Ndërkohë, ata që e mbikëqyrin punën e Kuvendit e shohin si shqetësues faktin që kuvendi gjatë një muaji është mbledhur vetëm një herë. Në fillimin e kësaj jave, në mungesë kuorumi kishte dështuar edhe mbledhja e kryesisë, ndërsa në kalendarin e takimeve në Kuvend aktualisht nuk figuron një mbledhje e kryesisë as për javën që vjen.


Mosfunksionimi i Kuvendit shfrytëzohet për... by kohanet