Arbëri

Demolli e Rama nderojnë “Epopenë e Dukagjinit”

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj dhe oficerë të lartë dhe komandantë të njësive të FSK-së bënë homazhe dhe vendosën kurorë lulesh në memorialin e dëshmorëve të kombit në Gllogjan, në kuadër të shënimit të 19 vjetorit të 24 Marsit “Epopeja e Dukagjinit’’.

Me këtë raste ministri Demolli, komandanti, gjeneral Rama dhe stafi i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u pritën ngrohtë edhe në konakun e zotëri Hilmi Haradinaj dhe deputeti i Kuvendit të Republikës, Daut Haradinaj.

Delagacioni i FSK-së me këtë rast në Gllogjan nderoj sakrificën e Familjes Haradinaj, dëshmorëve të Dukagjinit si dhe sakrificën e të gjithë popullit për Liri. Gjithashtu kjo ditë shënon edhe 18 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake të ish Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi).