Arbëri

Si politika po i gërryen ndërmarrjet publike, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

“Politika gërryen ndërmarrjet publike” është kryetitulli i së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor tregon se si funksionojnë me humbje rreth 70 për qind të ndërmarrjeve publike qendrore, politizimin e bordeve të tyre dhe si po përdoren ndërmarrjet për përfitime materiale dhe elektorale nga pushteti dhe partitë politike.

“Ndërmarrje për të pangopurit” është shkrimi i Elmaz Isufit për temën e së dielës.

Në intervistë, drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani, tregon se pse “rritja e punësimit në ndërmarrjet publike s’ka logjikë ekonomike”.

Reportazhi i së dielës sjell fshatrat, që synojnë, por ende s’janë të gatshme për t’u bërë komuna.

“Ata ju përcjellin gjithkah” është një prej shkrimeve nga faqet e botës, që flet për atë se si teknologjia dhe kërkesat për ngritjen e sigurisë, kanë bërë që gjithçka të jetë nën përcjellje.

“7 shkronja” sjellin përjetimin e teatrit si shtëpi.

“Armiqësitë e përgjakshme të princërve jugosllavë” është fejtoni i radhës i Joseph Roucek, për Politikat Ballkanike.

Nga Nabërgjani i Pejës, “Kosovarçe” sjell “të moshuarit e vetmuar”.

“Artisti i rrugës me ngjyrat e emancipimit shoqëror” dhe “Fotoreporteri që ia shpalos botës lidhjen e Kosovës me SHBA-në” janë shkrimet nga rubrika e kulturës.

Këtë të diel, “Monument” sjell historinë një nga pak kullave të mbetura të Junikut.

“Sahatqija, lidhja e fortë e Kosovës me Hajdukun” dhe “Zejnullahu mbylli një karrierë për të nisur një tjetër” janë vetëm dy nga shumë shkrimet interesante në faqet e sportit.

Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.