Arbëri

ATK dënon mos-deklaruesit e lojërave shpërblyese nëpërmjet rrjeteve sociale

Descriptive Text

Rrjetet sociale janë bërë platforma më e përshtatshme për reklamimin e bizneseve të ndryshme në Kosovë.

Andaj, për të fituar sa më shumë pëlqime, organizohen edhe lojëra shpërblyese, raporton KTV.

ATK-ja ka filluar të dënojë bizneset për moslajmërim të lojës shpërblyese, qoftë edhe atyre me vlera të ulëta.

Shumë shpesh ka ndodhur që të shpëlahen para në emër të lojërave shpërblyese në këtë mënyrë.

Njohësit e rrjeteve sociale janë kundër që bizneset e vogla të cilat organizojnë lojëra shpërblyese nëpër këto rrjete, të raportojnë për to, pasi janë dhurata të vogla.

Në ATK duhet që 30 ditë para organizimit të lojës të lajmërojnë dhe të presin për një përgjigje.

Mbi 1.3 milion euro gjoba ka shqiptuar ATK-ja vetëm gjatë vitit 2017, në mesin e tyre janë edhe lojërat e fatit.

E në Komisionin e Tatimeve në Shoqatën e Kontabilistëve të Kosovës thonë se edhe fituesit në këto lojëra mbetet që të deklarojnë të ardhurat dhe të paguajnë tatimin në këto fitime.

Kjo parashihet në ligj, pasi organizuesi nuk është i detyruar të mbajë tatimin në burim në fitimet e lojtareve.

Këto udhëzime duhet t’i japë një kontabilist për persona fitues.