Arbëri

Bie blloku B1, nisin reduktimet e rrymës

Në disa lagje të Prishtinës gjatë ditës sotme ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike pa ndonjë paralajmërim.

Kjo ka ardhur si pasojë e rënies nga sistemi i një njësie të KEK-ut, gjegjësisht bllokut B1 dhe për pasojë, në kryeqytet janë rikthyer reduktimet.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Me kërkesë të KOSTT-it ne po aplikojmë reduktime. Kjo po ndodhë sepse ka devijim nga prodhimi i planifikuar, pra një njësi e KEK-ut, ajo B1, ka rënë dhe për pasojë ne po pranojmë 250 MW/h më pak”, ka thënë Buzhala në një përgjigje me shkrim për Koha.net.

Ai po ashtu ka bërë me dije se KEDS/KESCO është duke e bërë maksimumin që të ketë furnizim stabil me energji elektrike, mirëpo, sipas tij, kjo “është përgjegjësi e KOSTT-it si rrrgullator i sistemit dhe eventualisht KEK-u të sigurojë energjinë e munguar kur ka devijim nga prodhimi i planifikuar”.

Buzhala ndërkaq nuk ka treguar se kur do të mund të sanohet kjo gjendje.