Arbëri

Sveçla: Haradinajt i ka mbetur veç edhe Murat Mehës t’i kërkojë falje

Descriptive Text

Arritja e konsensusit ndërmjet PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi po kritikohet nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Xhelal Sveçla, përmes një postimi i rrjetin social Facebook, ka thënë se kryeministrit Ramush Haradinaj nuk i ka mbetur gjë tjetër, pos t’i kërkoj falje edhe Murat Mehës.

“Pasi ju nënshtrua PDK-së, e sot ju gjunjëzua pa kushte edhe LDK-së, Ramushi ka mbet veç edhe Murat Mehës t’i kërkojë falje!”, ka shkruar Sveçla.