Arbëri

Haradinaj i paqartë, thotë se është mënjanuar pengesa politike por mbetet “Raporti Bulliqi”

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, është shfaqur i paqartë në adresimin e tij rreth lajmit të fundit se është arritur marrëveshja për ta votuar demarkacionin.

Haradinaj ka thënë se është mënjanuar pengesa politike që siguron unitet. Në fjalinë tjetër ai ka thënë se pjesë e ligjit mbetet edhe Raporti i Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi, të cilin po e kundërshton LDK-ja.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Qytetarëve të Republikës së Kosovës ua konfirmoj se nga koalicioni qeverisës është mënjanuar pengesa e fundit politike, që siguron unitet politik në parlament.

Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç, si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi.