Arbëri

Abdixhiku: Arritja e marrëveshjes mbi propozimin e LDK-së është fund i viteve të humbura pa kuptim

Descriptive Text

Për deputetin e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, arritja e marrëveshjes mbi propozimin e LDK-së është fund i viteve të humbura pa kuptim.

“Arritja e marrëveshjes mbi propozomin e LDK-së është lajm i mirë për Kosovën. Është fund i viteve të humbura pakuptim, e fillim i mundësisë për lëvizje të lirë. Republika fiton sot. Një falenderim të veçantë gjithë qytetarëve që na mbështetën në vazhdimësi”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.