Arbëri

Deda i bindur se kosovarët marrin liberalizimin pasi të kalojë demarkacioni

Descriptive Text

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes mes spektrit politik në Kosovë për ta votuar demarkacionin, ka shpresë që lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës të arrihet në fund të këtij viti.

“Arrihet pajtimi për ratifikimin e demarkacionit në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, duke u sqaruar të gjitha paqartësitë ligjore. Kam bindje të plotë që më së largu në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza, si të gjithë të tjerët në Evropë”, ka thënë Deda.