Arbëri

LDK-ja mirëpret gatishmërinë e shumicës për të hequr dorë nga “Raporti Bulliqi”

Descriptive Text

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e saj lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

“Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit”, ka thënë Avdullah Hoti.

“LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.