Arbëri

Veseli jep kumtin e arritjes së marrëveshjes për votimin e demarkacionit

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është arritur marrëveshja në mes të faktorit politik shqiptar, pa Vetëvendosjen, që të votohet demarkacioni.

Ky është njoftimi nga Veseli:

Të nderuar qytetarë,

Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.

Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv.

Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin.