Arbëri

Juncker, Mogherini dhe Hahn më 28 shkurt në Kosovë

Descriptive Text

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Vizita në Kosovë e zyrtarëve evropianë, e paraparë më 28 shkurt, bëhet në kuadër të një turneu të tyre në Ballkan. Ata do të vizitojnë fillimisht Maqedoninë, pastaj Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën dhe ndalesa e fundit e tyre do të jetë në Bullgari.

28 shkurt, në orën 10:00 është paraparë të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës me qëllimin për t’u ratifikuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ky turne, që nisë nga 25 shkurti dhe përfundon më 1 mars, bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Javë më parë, Komisioni Evropian, prezantoi Strategjinë e re të Zgjerimit, ku afate të qarta kohore për anëtarësim në BE, ju dhanë vetëm Malit të Zi dhe Serbisë.

Kjo vizitë e diplomatëve evropianë vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës po bën përpjekje që të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e cila ishte nënshkruar në Vjenë në vitin 2015.

Në dy seanca plenare, Kuvendi ka dështuar që të arrijë konsensus për të kaluar këtë marrëveshje, e cila është njëra nga kushtet e vëna nga BE-ja për liberalizimin e vizave, krahas kushtit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit