Një shtetas izraelit, i cili udhëtonte përmes aeroportit “Nënë Tereza” ditën e enjte, ka alarmuar policinë për shkak të një pajisjeje të dyshimtë që mbante në valixhe.
Gjatë kontrollit të udhëtarëve, efektivët e policisë kufitare të komisariatit të Rinasit kanë konstatuar në valixhen e tij një pajisje në formën e laptopit dhe kanë dyshuar mos bëhej fjalë për një pajisje përgjuese, transmeton koha.net.
Pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje, ka rezultuar se bëhej fjalë vetëm për një kompjuter pune dhe shtetasi izraelit është lënë i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo