Arbëri

Daçiq: Më logjike është tërheqja nga SHBA-ja e Britania, sesa njohja nga Rusia për Kosovën

Descriptive Text

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, duke thënë se më logjike do të ishte që SHBA-ja dhe Britania e Madhe të tërheqin njohjet, se sa Rusia të pranojë Kosovën e pavarur.

Thaçi ka thënë se njohja e Kosovës nga pala ruse do të ndikonte që Serbia të heqë dorë nga mitologjia e rreme.

Thaçi për “Tageszeitung”: Rusia mund të luajë rol pozitiv në procesin e paqes nëse e njeh Kosovën

Por, Daçiq në konferencën e sotme për media me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov në Beograd, tha se retorika “shqiptaromadhe” është kërcënimi më i madh në rajon.

“Më logjike do të ishte që SHBA-ja dhe Britania e Madhe të tërheqin njohjen e Kosovës dhe kjo do të ndikonte në uljen e retorikës ‘shqiptaromadhe’, e cila paraqet kërcënimin më të madh në rajon”, tha Daçiq, transmeton KP.

Ndërsa, Sergej Lavrov tha se Rusia ka bërë të ditur qëndrimin e saj sa i përket Kosovës dhe se deklarata e presidentit Thaçi nuk mund ta ndryshojë këtë.

“Ai, ashtu sikurse edhe shumica e politikanëve në Prishtinë, duhet të merren me punët e veta dhe sidomos me faktin se janë të akuzuar për kryerje të krimeve të luftës”, tha Lavrov dhe përsëriti se Rusia i përmbahet Rezolutës 1244 të OKB-së për dallim nga disa vende evropiane,