Arbëri

Kosumi merr medaljen nga Thaçi

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi ka pranuar medaljen presidenciale nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi , në 10-të Vjetorin e Pavarësisë.

President Thaçi e ka dekoruar sot me medaljen presidenciale Rektorin Kosumi, për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, si pjesë e delegacionit të Kosovës në konferencën e Rambujesë, për rolin e tij që ka pasur në Ekipin e Unitetit dhe kryerjen e detyrës Kryeministër i Kosovës.

Bajram Kosumi e ka çmuar vendimin e presidentit Hashim Thaçi. Ai ka thënë se, brezi të cilit i takon, ka qenë i motivuar pakufishëm për lirinë e Kosovës.