Arbëri

Serbia ia dërgoi përgjigjet Gjykatës franceze për Haradinajn

Ministria e Drejtësisë sot i ka dërguar përgjigjet për pyetjet shtesë në Gjykatën franceze të Colmarit e cila po e shqyrton kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në këtë vend, përcjell lajmin e tanjug-ut Koha.net.

Përgjigjet në pyetje i ka bërë Prokuroria serbe për krime lufte e cila zhvillon hetime kundër Haradinajt për “krime lufte në Kosovë”.

Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar të këtij viti me fletë arrest të Serbisë.

Ai pritet të dalë para Gjykatës franceze më 6 prill,