Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker i ka dërguar një mesazh paralajmërues presidentit amerikan Donald Trump, ku i kërkon që të mos inkurajojë vendet europiane që të kopjojnë nismën “Brexit”.
Në një intervistë për “Financial Times”, Juncker paralajmëron se shpërbërja e Bashkimit Europian mund të nxisë luftën në vendet e Ballkanit perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuncker është shprehur se, entuziazmi i Trump për daljen e Britanisë nga Unioni ishte diçka “e mërzitshme” dhe “e çuditshme” në të njëjtën kohë.
Kjo tregoi, sipas kreut të KE, se miliarderi njujorkez nuk është në dijeni të historisë së komplikuar të Europës.
Juncker, 63 vjeç dhe një veteran i politikave europiane, i dha të njëjtin mesazh edhe zëvendës presidentit amerikan Mike Pence kur ky i fundit vizitoi Brukselin muajin e kaluar.
“I thash zëvendës presidentit, ‘mos e thoni këtë, mos u bëni thirrje vendeve të tjera të largohen, sepse nëse Bashkimi Europian shembet do të keni luftë të re në Ballkanin perëndimor”, deklaroi Juncker.