Arbëri

Moska e di çka ka në Nish, por s’e di ç’ka në Bondsteel

Foto: Koha / Ilustrim

Shefi i diplomacisë serbe Sergei Lavrov sonte në Beograd ka thënë se “Qendra humanitare serbo –ruse në Nish punon vetëm në kuadër të mandatit humanitar, por nuk është qartë se çfarë bëjnë kolegët tanë në bazën Bondsteel”, njofton tanjug, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se gjoja përfaqësuesit e SHBA-së janë ftuar në Nish për të parë çfarë po bëhet në këtë qendër.

Nga Beogradi nuk njoftohet nëse ndërmjet Lavrovit e zyrtarëve serbë të jetë biseduar për imunitetin diplomatik të personelit të kësaj qendre që e kërkon Moska e që kundërshton Washingtoni.