Arbëri

Shefqet Krasniqi mohon të ketë përgjegjësi për kosovarët që shkuan në Siri

Shefqet Krasniqi e ka filluar me “bismilah” dëshminë, të mërkurën para Gjykatës. Pas kësaj, ka thënë se nuk ndien kurrfarë përgjegjësie për qytetarët, të cilët dyshohet se janë ndikuar nga ligjëratat e tij para se t`i bashkohen luftës dhe grupeve terroriste në Siri, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ka shtuar se ligjëratat e tij kanë pasur efekt të kundërt, duke ndaluar qytetarët për të shkuar në Siri.

Pos kësaj, ka thënë se qëndron krejtësisht pas ligjëratave e deklaratave të tij publike, pavarësisht mendimeve që janë dhënë nga BIK-u, se disa prej ligjëratave të ish-imamit nuk përkojnë me frymën dhe literaturën e tyre.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.