Arbëri

Lavrov: Rusia s’do të rrijë anash nëse SHBA- ja përfshihet në dialogun Beograd – Prishtinë

Descriptive Text

Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov ka thënë sonte se vendi i tij nuk do të rrijë anash nëse SHBA-ja inkuadrohet në dialogun Beograd- Prishtinë dhe nëse merr ftesë nga Serbia që të përfshihet në të, transmeton Koha.net.

Ai, siç përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug, ka thënë se BE duhet të ndërmarrë hapa shtesë për ta arsyetuar besimin që e ka marrë në ndërmjetësim të dialogut.

Lavrov, i cili po qëndron për një vizitë në Beograd, ka thënë se Rusia nuk po ia kushtëzon Serbisë bashkëpunimin me asnjë shtet në botë.