Arbëri

Pse deputeti Deda po e quan kontradiktor Projektligjin për demarkacion

Descriptive Text

Ilir Deda, deputet në Kuvendin e Kosovës në një postim në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës në Kuvend për shqyrtim ka dërguar një projektligj kontradiktor.

Sipas Dedës, Projektligji, Raporti i Komisionit Shtetëror dhe Deklarata e presidentit të Kosovës dhe e atij të Malit të Zi janë në kolizion.

është teksti e Dedës.

“Në prag të mbajtjes së seancës së Kuvendit për demarkacion, Qeveria e ka sjellë projektligjin KONTRADIKTOR për ratifikim, sepse përmban:

1. Marrëveshjen e 2015;

2. Raportin e Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqaj që thotë që marrëveshja e 2015 është vepër penale dhe e cenon integritetin territorial të Kosovës; dhe

3) Deklaratën e Kosovës dhe Malit të Zi, juridikisht e obligueshme për të dy shtetet, e obligon Trupin e Përbashkët Punues që ta korrektojë kufirin në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, pasi të ratifikohet marrëveshja e 2015 (deklaratë që pranon që marrëveshja për demarkacion e 2015 është bërë gabim në këto dy pika).

Dmth para deputetëve vjen projektligj që mund të përmblidhet kështu: demarkacioni është vepër penale, që është bërë mirë, e që do të rishikohet sepse është bërë gabim.

A jeni more në tokë të bukës?”