Arbëri

Delawie: Qytetarët kanë pritur gjatë liberalizimin e vizave, ratifikoni demarkacionin

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie përmes një postimi në Twitter ka kërkuar që të ratifikohet demarkacioni, pasi qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave.

Ai madje ka shkruar në shqip “hajde”, pas kërkesës së tij që Kuvendi ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

“Qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave, është koha që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit. Hajde!”, ka shkruar Delawie.

Nesër Kuvendi i Kosovës nga ora 11:00 do ta shqyrtojë projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi.