Arbëri

MASHT vlerëson GIZ-in për financim dhe angazhim në shkolla

Descriptive Text

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi tha se angazhimi dhe financimi nga ana eGIZ-it gjerman ka për qëllim jo vetëm mundësinë që fëmijët të kenë kushte dhe angazhim të barabartë në edukimin e tyre.

Ai kërkoi mbështetje nga mësimdhënësit, prindërit dhe nga gjithë akterët që janë në gjendje të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

“Ky angazhim dhe ky financim nga ana e GIZ-it ka filluar pothuajse që me muaj të tërë dhe ka për qëllim jo vetëm mundësinë që fëmijët tanë të kenë kushtet e barabarta dhe angazhim të barabartë në edukimin e tyre , por që në përgjithësi të kemi një edukim dhe një cilësi ndryshe të arsimit në Kosovë. Ne si Ministri e Arsimit , Shkencës dhe Teknologji në Kosovë dhe partnerët nuk do të ndalemi dhe të vazhdojmë , por normalisht që duhet ta kërkojmë edhe mbështetjen nga mësimdhënësit, nga prindërit , nga gjithë akterët që janë në gjendje dhe munden ta ndihmojnë arsimin që ta kemi një cilësi me nivel më të lartë që e meritojnë fëmijët tanë”, tha Bytyqi, transmeton kp.

Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, shtet ky që po ndihmon në zhvillimin e arsimit në Kosovë tha se ky vend ka kaluar nëpër kohëra shumë të vështira duke bërë dhe duke ndërtuar e rindërtuar në të mirë të vendit.

“ Njerëzit e Kosovës kanë kaluar nëpër kohëra shumë të vështira duke bërë, duke ndërtuar dhe rindërtuar në këtë shtet. Si një shtet multietnik që i jep shans secilit për të mbijetuar, pa marrë parasysh a kemi të bëjmë më një djalosh apo një vajzë , a kemi të bëjmë me një komunitet apo tjetrin nëse gjërat bëhen së bashku atëherë mund të bëhen”, tha Heldt.

GIZ gjerman mbështet sektorin e arsimit themelor në Kosovë që nga viti 2008 dhe ka një bashkëpunim të ngushtë edhe me Qeverinë e Kosovës, posaçërisht me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.