Arbëri

Vuçiq: Kam grisur dokumente të perëndimorëve që përmendnin pavarësinë e Kosovës

Foto: Koha

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se me shefin e diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel ka pasur një bisedë të sinqertë.

“Ai më tha s’ ka më biseda dhe se çdo gjë ka përfunduar rreth territorit të Kosovës, se Kosova është e pavarur. I thashë mirë. E si keni mundur më herët të flisni për Kosovën, para dhjetë vjetësh, e tash nuk mund të flisni? E kuptoj çfarë më pyet dhe si është të jesh në vendin e serbëve”, ka thënë për televizionin Happy Vuçiq, transmeton Koha.net.

Siç ka thënë Vuçiq, ai dhe Gabriel kanë pasur mendime të ndryshme, porse biseda ka qenë e sinqertë ashtu që atij në fund edhe i ka thënë: “E tani çfarë t’iu them unë serbëve të mi, Sigmar".

Kryetari serb ka theksuar se Gabriel është për pavarësi të Kosovës dhe këtë nuk e fsheh fare.

Pas këtij rrëfimi Vuçiq ka theksuar se shumë herë ka grisur dokumente të zyrtarëve perëndimorë që përmendin Kosovën e pavarur.

“Dhe unë, sa herë që kam marrë ndonjë dokument të tillë me pavarësi, e që ka qenë kryesisht në tekst-çdo dokument të tillë, e kam grisur... A e dini sa dokumente të ngjashëm i kam grisur?, ka pyetur Vuçiq.

Gabriel në javën e shkruar ka qenë për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe në Beograd.