Arbëri

Delawie fton deputetët ta votojnë demarkacionin

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, raporotn KTV.

Ai ka folur se si ratifikimi i Demarkacionit do të ishte pozitiv për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Kalimi i marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë – unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”, ka shkruar Delawie në twitter.