Arbëri

Kundërshtohen uniformat e nxënësve të “Elena Gjikës” për shkak të çmimit

Nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë pritet që shumë shpejt të bëhen me uniforma, raporton KTV.

Kjo, sipas drejtueseve të shkollës, po bëhet për shkaqe sigurie.

Por, këtë vendim po e kundërshtojnë prindërit, pasi, sipas tyre, është i vonshëm dhe çmimi prej 26 eurosh thonë se është i lartë.

Ata kanë dorëzuar kërkesat e tyre në Drejtorinë e shkollës të martën dhe po presin që të merren parasysh. Por, drejtori i shkollës thotë se ky vendim u mor në Këshillin Drejtues, ku përfaqësohen edhe prindërit.

Çmimi i uniformës nëpër shkollat tjera publike në kryeqytet është nga 7 deri në 14 euro. Drejtori Thaçi, çmimin prej 26 eurosh për uniformën në shkollën “Elena Gjika” e ka arsyetuar, duke thënë se uniforma dallon nga të tjerat në kualitet.