Arbëri

Ministria e Infrastrukturës do t`i rindërtojë rrugët e dëmtuara nga rrëshqitjet

Descriptive Text

Ministria e Infrastrukturës është zotuar se do të investojë në rindërtimin e atyre rrugëve, të cilat janë dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve të ndryshme të tokës.

Investim në rindërtimin e rrugës është premtuar për rrugën e Marecit, e cila është dëmtuar si pasojë e reshjeve të shiut, një rrugë e cila lidh tri komuna në mes vete, atë të Prishtinës me Komunën e Novobërdës, si dhe me Komunën e Kamenicës, shkruan sot “Koha Ditore”. Kurse përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës parashohin edhe nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit me përfaqësuesit e tri komunave që ka të bëjë me rindërtimin e rrugës.

Zv.ministri i infrastrukturës, Rexhep Kadriu, thotë se ata do të investojnë në rindërtimin e infrastrukturës rrugore duke përfshirë edhe këtë rrugë që, sipas tij, është mjaft e rëndësishme. Thotë se do të investojnë edhe në Komunën e Kaçanikut, por që do të presin përfundimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Po rruga e Marecit i prek Komunën e Prishtinës, të Novobërdës dhe atë të Kamenicës. Kam qenë në vizitë para disa ditësh në atë rrugë, e cila është dëmtuar shkaku i reshjeve atmosferike, por edhe për shkak të mënyrës se si është ndërtuar . Ne do të lidhim edhe një memorandum mirëkuptimi me këto tri komuna dhe do të ndihmojmë në rindërtimin e infrastrukturës. Gjithashtu do të hyjmë edhe në investime edhe në Komunën e Kaçanikut, mirëpo për shkak të zhvillimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” ne nuk do të punojmë, ngase këtë vit është e planifikuar që të lëshohet kjo autostradë”, ka thënë Kadriu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)