Arbëri

Kosova nënshkruan marrëveshjen për sigurime sociale me Belgjikën

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot do të nënshkruajë marrëveshjen për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Reçica do të nënshkruajë marrëveshjen me ministren belge të Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik, Maggie De Block.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë, qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontribut-pagues, familjar, si dhe në pension invalidor të punës.