29 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës

29 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës

20 shkurt 2018 08:17

Para 29 viteve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë.

Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj, shkruan kp.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Me rastin e këtij përvjetori organizohet manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve”.

Minatorët sot do t’i vizitojë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme