Arbëri

Intervistë ekskluzive e kongresistit amerikan Eliot Engel për “Kohën Ditore”

I ardhur në Prishtinë me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kongresisti amerikan Eliot Engel, duket i ngazëllyer nga fakti se është në vendin për çlirimin dhe pavarësimin e të cilit pati nisur të angazhohej gati tridhjetë vjet më parë, kur, siç thotë, askush nuk e besonte se Kosova do të mundë të bëhej shtet i pavarur.

Engel i ka dhënë një intervistë ekskluzive “Kohës Ditore”, ditën e diel, kur bashkë me shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës shënonte edhe ditëlindjen e tij të 71-të.

Engel, një kongresist i njohur si përkrahës i madh i Kosovës dhe shqiptarëve, kujton se në këtë moment feste për Kosovën më shumë duhet reflektuar për të arriturat sesa për problemet.

Në intervistë, ai foli për shumë aspekte të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të arriturave që janë bërë, por edhe çështjeve që duhet adresuar, përfshirë miratimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, si dhe lejimin e punës së Gjykatës Speciale.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.