Arbëri

Shqiptarët protestojnë në Shkup më 23 shkurt

Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë mban protestë më 23 shkurt në Shkup, në shenjë revolte kundër të gjitha proceseve që i konsiderojnë të fabrikuara që nga viti 2001, aktgjykimeve në bazë të dëshmitarëve të fshehur-shpifur dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale për sjelljen e vendimeve - dënim me burg të përjetshëm për dhjetëra shqiptarë.

Po ashtu në këtë protestë do të kërkohet rigjykim për rastin “Alfa”, “Lagja e Trimave” dhe shumë raste të tjera, përcjell Ksp.

Protesta, e cila mbahet me moton “E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm”, fillon në ora 13.00 në sheshin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.