Arbëri

Në Prekaz u mbollën fidanë për secilin shtet që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës

Descriptive Text

116 fidanë janë mbjellë në shenjë mirënjohjeje për të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz.

Krahas tyre janë vendosur edhe pllaka me emrat e pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën si ftesë që këto të fundit ta njohin sa më parë pavarësinë e vendit, raporton KTV.

Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ftoi vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, t'u bashkohen 116 shteteve të tjera.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se organizimi i këtij aktiviteti në Prekaz, dëshmon rëndësinë e madhe historike që kjo pjesë ka dhënë për shtetin e Kosovës.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe disa ambasadorë dhe ministri i Mjedisit i Maqedonisë, Sadulla Duraki.

Ai ka thënë se shpreson që këta fidanë të rriten për të mirën e njerëzimit.