Arbëri

Kosova fiton mbështetje për shëndetësi nga Japonia

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, njofton MPJ-ja.

“Marrëveshja, që u nënshkrua sot në Prishtinë dhe ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe e cila vlerësohet të jetë e rëndësishme në këtë sektor”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Japonia në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e madhe e Kosovës, por që nga shpallja e pavarësisë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ato kanë thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dy-palësh dhe shumëpalësh në shumë fusha.