Arbëri

SHBA: E ardhmja prosperuese e Kosovës varet nga vendimet e vështira që duhet të bëhen sot

Descriptive Text

Përfaqësuesi i SHBA-së dhe ndihmës sekretari i Mbrojtjes, Robert Karem në ceremoninë shtetërore për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nën patronatin e Presidentit ka thënë se e ardhmja prosperuese e Kosovës varet nga vendimet e vështira që duhet të merren sot.

Karem tha se SHBA-ja mbetet një aleat i fuqishëm i Kosovës, ndërsa theksoi se duhet të ratifikohet edhe marrëveshja e demarkacionit, raporton KP.

“Dëshiroj të theksoj partneritetin e fuqishëm mes vendeve tona. Të punojmë së bashku në ngritjen e ekonomisë suaj dhe institucioneve dhe aftësisë së FSK-së. Kemi sfida, SHBA do të jetë krah për krah në luftimin e sfidave që janë para nesh. Një e ardhme e lirë dhe prosperuese, varet nga zgjidhjet e vështira, që duhet të bëhen sot. Duhet të zgjidhni se a do të ketë tensione apo do të ketë bashkëpunim mes njerëzve. Pra, a dëshironi të shkoni drejtë integrimeve euroatlantike. Inkurajojmë Qytetarët e Kosovës dhe autoritetet të vazhdojnë me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të zbatojnë sundimin e ligjit dhe që të përmbahen nga deklaratat, që mund të inkurajojnë dhunë. Kjo do të thotë gjithashtu edhe ratifikim i marrëveshjes së demarkacionit. Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. E ardhmja e Kosovës është si një anëtar i integruar në rrjedhat euroatlantike”, tha Karem.

Ai dha mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.