Arbëri

Shi dhe borë në ditët e ardhshme në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Në viset malore do të ketë vetëm reshje të borës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK, transmeton Koha.net.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. Gjithashtu, do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s.