Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot shënohet 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Sot shënohet 19-vjetorit i Epopesë së Dukagjinit, e cila ditë njihet edhe si fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone.

19 vite më parë, forcat e shumta të armikut kanë mësy fshatin Gllogjan dhe me synim të veçantë familjen e Ilmi Haradinajt, djemtë e së cilës ishin prirës të luftës çlirimtare në rajonin e Dukagjinit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo familje, para sulmit nga forcat e armikut, kishte dhënë dëshmorin e parë të lirisë, pasi gjatë tentimeve për të hyrë në Kosovë me një grup luftëtarësh të lirisë, në kufirin shqiptaro-shqiptar kishte rënë gjeneral Luan Haradinaj. Ndërsa në vitin 1999 bie edhe gjeneral Shkëlzen Haradinaj.

Kjo datë përkon edhe me fillimin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, të cilat sulme filluan pasi Serbia nuk pranojë ta nënshkruante marrëveshjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, në Gllogjan do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve, ndërsa manifestimi gjithëpopullor, do të mbahet në sheshin e qytetit në Deçan.

Në manifestimin e sotëm do të mungojë ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj.