Familja e Dafina Zhubit nuk beson se ajo vrau veten

17 shkurt 2017 20:02

Në një vjetorin e vdekjes së vajzës së saj Dafinës, Ganimete Zhubi, erdhi te varri i saj për ta përkujtuar, e më shumë për të shprehur mllefin se si drejtësia nuk po realizohet.

E indinjuar, nëna e Dafinës thotë se ajo u gjet e vdekur në banesën e ish-të dashurit të saj Astrit Dibra.

Hedh dyshime se kryeprokurori në Prishtinë Imer Beka bashkë me prokuroren Fitore Sadikaj morën para nga i dyshuari për vrasje, ish-i dashuri i Dafinës dhe e liruan vetëm pas gjashtë muajsh.

Si ka mundësi që të arrihet përfundimi se vajza e saj është vetëvrarë, kur ajo ishte me të dashurin e saj dhe vrasja u krye nga pistoleta e tij.

Kohavisioni ka provuar të kontaktojë me kryeprokurorin e Prishtinës Imer Beka, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndërsa prokurorja Fitore Sadikaj po nëpërmjet telefonit, i ka thënë KTV-së se tash e 5 muaj është në pushim të lindjes dhe nuk mund të flasë për këtë lëndë, ngase ajo i ka kaluar dikujt tjetër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme