Të martën merret vesh sa kilometra katrorë i ka Kosova sipas Qeverisë

17 shkurt 2017 19:24

Të martën do të merret vesh nëse sipërfaqja e Kosovës vazhdon të mbetet 10887 kilometra katrorë.

Komisioni për matjen e territorit i formuar nga Qeveria, ka mbërritur në fazën e fundit të punës dhe javën e ardhshme, do të publikojë draft-raportin me të gjeturat, raporton KTV.

Për katër ditë, ekspertët e këtij komisioni do të jenë të hapur në diskutime publike, dhe pavarësisht se puna në terren ka përfunduar, zëdhënësi i komisionit ka ripërsëritur ftesën për ekspertë e pjesëtarë të opozitës.

Sipas Çelës, gjatë punës në terren, janë kryer matje në disa zona kufitare me Malin e Zi dhe Serbinë, dhe nëse është vlerësuar e nevojshme, janë verifikuar të dhëna ekzistuese.

Të dhënat e raportit, do të lehtësojnë edhe procesin e demarkacionit me Serbinë.

Qeveria e Kosovës, me nxjerrjen e raportit final të këtij komisioni, do të procedojë edhe një herë tjetër në Kuvend projektligjin për ratifikimin marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme