Arbëri

Mustafa përmes telefonit uron 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa përmes lidhjes telefonike në televizionin publik, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për dhjetë vjetorin e Pavarësisë.

Mustafa ka thënë se kjo ditë është një fitore kulminante. Sipas tij, ky jubilar tregon shumë për sakrificën e qytetarëve.

Më tej, kryetari i LDK-së shtoi se Kosova duhet t’i kryejë të gjitha sfidat që i kanë mbetur.

“Fitore kulminante është Pavarësia e Kosovës. Ky jubilar i 10 vjetorit flet për sakrificën e qytetarëve të Kosovës dhe njëkohësisht është edhe një fitore e përbashkët me SHBA-në dhe gjithë botën progresive dhe po ashtu Gjermania që na ka përkrahë çdo herë. Unë konsideroj se duhet të jemi unik në proceset dhe duhet të kapërcejmë të gjitha sfidat që i kemi, në këto momente. Këtë përvjetor e konsiderojë se na nevojitet shtet ndërtimi ynë të kryejmë punët aty ku na i la Presidenti historik, Ibrahim Rugova”, është urimi nga Mustafa.