Arbëri

Haradinaj nderon veprën e Ibrahim Rugovës

 

​(E përditësuar) Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe edhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova, duke nderuar veprën e tij për pavarësinë e Kosovës.

Në Prishtinë, Haradinaj i nisi homazhet te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti dhe varrezat e dëshmorëve në Velani, kurse, pastaj te varri i ish presidentit Rugova.

“Në 10 vjetorin e pavarësisë nderojmë para sakrificës, para punës së madhe, flijimeve të atdhetarëve, në këtë rast nderojmë presidentin historik Ibrahim Rugova dhe nderojmë veprën e tij për pavarsinë e Kosovës”, tha ai.

Haradinaj e nisi ditën me homazhe në Prekaz, ku vendosi kurora lulesh në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari”.


Image

Haradinaj bëri homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit

​(E përditësuar) [11:00] Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

Ai më pas ë vazhdoi homazhet te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, si dhe te ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Haradinaj homazhet i nisi në Prekaz, në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari”.


 

Haradinaj bën homazhe në Prekaz

Image

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ditën e ka filluar me homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ku bashkë me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar kanë vendosur kurora lulesh në varret e Jasharajve.

Haradinaj ka kujtuar heroizmin e familjes Jashari, duke e cilësuar Prekazin si vend i sakrificës.

“Jemi këtu në vendin e sakrificës, vendin e kthesës në Prekaz, në varrezat e familjes Jashari, përulemi me respekt”, tha Haradinaj.

I pyetur për gjendjen jo të mirë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, për të cilin janë investuar miliona euro, Haradinaj pohoi se është nder për institucionet e vendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për rregullimin e këtij kompleksi.

“Është nder që ky vend të nderohet nga institucionet e vendit dhe çdo veprim i nevojshëm i paraparë do të ndërmerret në kohën e duhur. D.m.th. s’ka asnjë pengesë që mos ta nderojmë veten dhe këtë vend të nderuam dhe të shenjtë”, tha Haradinaj.

Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë Haradinaj do të bëjë homazhe edhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në kryeqytet, te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Velani si dhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

{gallery}